Kërçovë, 12 prill – Karavani e Kandidatit për President Blerim Reka, sonte ka zbarkuar në Kërçovë. Salla dukej e vogël nga numri i madh i kërçovarëve që kishin ardhur në mbështetje të Blerim Rekës.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pasi i përshëndeti të pranishmit tha ishte bërë gati ta përshëndet edhe kreun e Komunës së Kërçovës, “atë i cili e di më mirë se gjithë çdo të thotë vota e shqiptarëve dhe ai është Fatmir Dehari”. Sela i kujtoj BDI se falë mobilizimit të të gjithë shqiptarëve u zgjodh Deari u zgjodh kryetar komune andaj të njejtët e kanë obligim moral dhe kombëtar ta votojnë kandidatin shqiptar Blerim Reka!
Ai apeloi tek ai dhe te tek të gjithë mbështetësit e tij, se duhet ta ruajnë nderin e shtëpisë dhe të familjeve te tija, dhe të votojnë kandidatin shqiptar Blerim Rekën edhe për shkak qindra e mijerave shqiptarë të diasporës të cilët erdhën dikur për t a votuar një kandidat shqiptar për kreun e Komunës së Kërçovës. (koha.mk)