Diabeti është një nga sëmundjet që nuk shërohet asnjëherë, por mund të bashkëjetosh me të me një regjim të kontrolluar ushqimor. Për mos t’u rënduar dhe për pasojë, mos të prekeni nga sëmundje të tjera që shkakton diabeti, duhet të përdorni selinonë dhe limonin. Përgatisni me to një lëng duke zierë një sasi të caktuar me pak ujë dhe mbajeni në frigorifer për ta pirë vazhdimisht, gjatë ditës. Se-linonë përdoreni gjithashtu të gjallë, nëpër sallata të ndryshme por edhe të gatuar, në receta. Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shifra aktuale prej 380 milionë të prekurish nga diabeti, do të dyfishohet në vitin 2030.