Beograd, 6 nëntor – Serbia dhe Kina arritën marrëveshje që nga 1 janari i vitit 2017 të vendosin regjim të ndërsjellë pa viza, ndërsa marrëveshja për këtë është nënshkruar edhe në takimin e liderëve qeveritarë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës në format 16 plus një, dje në Rigë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. “Marrëveshja parashikon që personat, të cilët kanë pasaporta të thjeshta të Republikës së Serbisë dhe të Republikës Popullore të Kinës të lirohet nga nxjerrja e domosdoshme të vizave për qëndrim deri më 30 ditë. Në këtë mënyrë Serbia do të bëhet vendi i parë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, që do t’i pezullojë vizat me Kinën”, qëndron në kumtesë. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili merr pjesë në takimin në Rigë, deklaroi se nga 1 janari i vitit të ardhsëm qytetarët e Serbisë do të mund të udhëtojnë pa viza në Kinë dhe qytetarët e Kinës do të mund të udhëtojnë pa viza në Serbi.