E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Serbia mund t’ia marrë kodin Kosovës

Shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë  e Serbisë, Marko Gjuriq tha se Serbia e ka rezervuar të drejtën që ta anulojë kodin telefonik të Kosovës. Sipas tij, kjo do të ndodhë nëse “Prishtina dështon t’i garantojë Telekomit serb punë të lirë e të papenguar si dhe pronën që i takon”. Gjuriq i tha gazetës serbe ‘Politika’ se marrëveshja për telekomunikacion, e arritur mes dy palëve të dielën, do të thotë që Prishtina e ka njohur Telekomin shtetëror serb si operator legal . Kjo do të thotë se kompania do të rrisë operimin nga 7 për qind në çerekun e territorit të Kosovës, transmeton gazetametro.net. “Nga Beogradi, ne do të vazhdojmë të përdorim prefiksin 038 për të telefonuar në Prishtinë dhe të gjitha thirrjet (për në Kosovë) do të tarifohen si çdo thirrje brenda Serbisë”, tha Gjuriq. “Qytetarët nuk do të kenë nevojë ta përdorin prefiksin +383 për të telefonuar nga secili qytet i Serbisë dhe tarifa do të mbetet e njëjtë si për thirrjet brenda vendit”. Palët negociuese në dialogun e Brukselit, Prishtina dhe Beogradi, kanë arritur të dielën marrëveshjen për telekomunikacion, ku parashihet që Kosova të marrë kodin telefonik +383.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër