Prej orës 12:20 sot sërish është ndërprerë qarkullimi në rrugën magjistrale A3 “Resnjë-Manastir-Prilep” tek lagjja Bair, për shkak të bllokadës nga ana e popullsisë rome. Qarkullimi riorientohet nëpër qytetin Manastir, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Për shkak të bllokadës nga ana e popullsisë rome qarkullimi në Bair ka qenë i ndërprerë prej orës 8:30 sot në mëngjes.