Shkup, 19 dhjetor – Adelina Tahiri ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë këto muajt dhe e gjitha kjo për romancën e saj të re. Këto ditë publikoi unazën e fejezës, ndërkohë që dje publikoi një foto duke u puthur me të si dhe zbuloi foton e tij por identitetin nuk e dinim.
Partneri i Tahirit është Serjozha Markov, bëhet fjalë për avokatin e partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni, njëkohësisht vëllai i bashkëshortes së zëdhënësit të VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski.
Markov së fundmi i ka propozuar për martesë bukuroshes shqiptare, çka do të thotë se së shpejti mund të kemi një tjetër dasmë VIP.
Markov është personi në të majtë në foto.(Koha)