Në shtetet federale amerikane Teksas, Kansas dhe Oklahoma si pasojë e motit të ftohtë dhe përmbytjeve jetën e kanë humbur të paktën 14 persona. Kushtet e këqija të motit në shtetet qendrore të Shtetete të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që nga e enjtja shkaktuan vdekje.
Moti i ftohtë dhe me shi i cili nisi në perëndim të Teksas-it dhe që përfshiu edhe pjesë të Oklahomas dhe Kansasit, dhe më pas vazhdoi në perëndim të Arkansas-it, shkaktoi vdekjen e 8 personave në veri të Teksas-it, ndërsa në Kansas dhe Oklahoma së paku 6 personave. Personat që humbën jetën në Kansas thuhet janë si pasojë e aksidenteve në trafik nga kushtet e papërshtatshme dhe ngricave në rrugë. Në Teksas është raportuar për 100 aksidente trafiku si rezultat i motit të keq.
Parqet në veri të Teksasit u mbyllën për shkak të përmbytjeve, ndërsa sipas Zyrës Kombëtare Meteorologjike të SHBA-ve, në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas-Forth Worth ka rënë shi në nivel rekord. Përveç kësaj, një zëvendës sherif i quajtur Krystal Salazar është goditur nga shirat e rrëmbyeshëm, i cili ka tentuar të shpëtojë një grua 70 vjeçare nga përmbytjet në Tarrant County të Teksas-it. Salazar i cili pas 2 orësh ka mbetur gjallë duke u kapur në një degë të drurit, është shpëtuar dhe transferuar në spital. Kompania për furnizim me energji elektrike OG&E në Oklahoma bëri të ditur se si pasojë e drunjëve të rrëzuar mbi 83 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.