Ambasadorja e SHBA-ve pranë OKB-së, Niki Haley deklaroi se SHBA-të mbështesin zgjidhjen me dy shtete për t’i dhënë fund çështjes izraelito-palestineze. Ajo, siç transmeton AA, shtoi se SHBA-të njëkohësisht janë të hapura edhe për ide të reja me të cilat do të arrijnë marrëveshje të ndërsjellë mes dy palëve.
Po ashtu, Nickolay Mladenov, koordinator special i OKB-ve për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në seancën e Këshillit të Sigurisë pranë Kombeve të Bashkuara mbi situatën në Lindjen e Mesme kritikoi vendimin me të cilin aprovohet ndërtimi i vendbanimeve të reja në pronat private palestineze. Ai theksoi se ky vendim i Qeverisë izraelite është shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se nëse ky vendim nuk shfuqizohet në Gjykatën e Lartë, mund të shkaktojë probleme serioze.
Në fund ai paralajmëroi se vendimi mbi ndërtimin e vendbanimeve do të dëmtojë paqen mes dy palëve, por edhe vet idenë e zgjidhjes me dy shtete. “Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë e cila do të përmbushte kërkesat legjitime nacionale të popullit izraelit dhe palestinez”, tha Mlladenov.