Është “telenovela” e merkatos së verës. Pa asnjë dyshim, situata e lidhur me shkëmbimin mes Juventusit dhe Chelsea të Dusan Vlahovic dhe Romelu Lukaku ka katalizuar vëmendjen e mediave në këtë seancë negociatash verore.
Dy klubet ende nuk po bien dakord për shifrat. Bardhezinjtë duan 40 milionë euro për ta shitur lojtarin, përveç belgut në kthim, ndërsa blutë kanë shkuar deri te 25 milionë euro “cash”, duke përfshirë edhe bonuset, plus kartonin e belgut.
Në këtë “stinë” tratativash duket se vetë sulmuesi serb është valorizuar edhe te Juventusi, duke u imponuar. Jo vetëm kaq. Numri 9 bardhezi është në qendër të projektit të skuadrës së Massimiliano Allegrit.
Kështu raporton edicioni i sotëm i “La Stampa”, me tifozët që e brohoritën në stadiumin “Allianz” kundër “Next Gen” dhe kënduan kore refuzimi për Lukakun, si ish i Interit. Kjo është arsyeja pse situata është ftohur dhe marrëveshja mund të mos realizohet.