Hulumtimet e fundit duket se i kanë dalë në krahë dembelëve, sepse sipas shkencëtarëve kjo është shenjë e inteligjencës së lartë. Gjetjet nga studimi me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vërteton këtë. Njerëzit me inteligjencë të lartë nuk mërziten lehtë, dhe nuk shpenzojnë shumë kohë për t’u shqetësuar rreth problemeve, ashtu siç bëjnë edhe përtacët. Njerëzit aktiv ndërverprojnë më shpejtë me njerëzit e tjerë e duke u futur në situata të ndryshme që kanë më shumë gjasa të mërziten e të preken emocionalisht. Hulumtuesit nga Universiteti i Gjirit të Floridës treguan se grupi i njerëzve aktiv ishin shumë më pak produktivë sesa grupi i dembelëve. Kjo ndodh sepse dembelët fokusohen vetëm tek rezultati përfundimtar dhe nuk harxhojnë energjitë e tyre duke ndërvepruar me njerëzit e tjerë përreth. Duket se ata shohin punën e tyre dhe janë shumë përtacë të merren me çdo gjë që ndodh rreth tyre. Në momentin kur atyre u kërkohet diçka, truri i tyre fokusohet vetëm në një punë duke arritur rezultate shumë të larta se sa njerëzit aktivë e të palodhur. Gjetjet e studimit, botuar në “Journal of Health Psychology”, janë përshkruar si shumë të rëndësishme dhe të fuqishme në terma statistikorë.