Shkencëtari më i vjetër australian, David Goodall i ka dhënë fund jetës së tij në klinikën për eutanazi në Zvicër, përcjelll gazetametro.net.
10 vjeçari kishte udhëtuar nga Australia për në Zvicër për t’i dhënë fund jetës, pasi që më herët kishte deklaruar se ishte penduar së jetuari kaq gjatë.
Në orët e fundit të tij, Goodall kishte shijuar ushqimet e tij të preferuara: Peshk, patate dhe ‘cheesecake’.
Dhe në minutat e tij të fundit, Simfonia e nëntë e Beethoven, u luajt për dëshirën e tij.
Ndryshe, Goodall kishte bërë fushatë me vite për të drejtën e njerëzve për vetëvrasje të asistuar, ndërkaq gjatë një konference për shtyp të mërkurën ai kishte thënë:
“Në moshën time, dhe madje edhe në një moshë më të re se e imja, njeriu do që të jetë i lirë dhe ta zgjedhë vdekjen kur është koha e duhur”./gazetametro.net