E mërkurë, 9 Korrik, 2025
22.8 C
Skopje

Shkëndija më në fund fiton, derbi shqiptar për Renovën

 

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 13 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë në të cilën u shënuan rezultate të pritura, ndërsa nga pesë ndeshjet u shënuan vetëm 8 gola.

Derbi shqiptar ndërmjet Renovës dhe Shkupit, I takoi nikoqirëve. Golin e fitores për skuadrën tetovare e shënoi Emran Ramadani në minutën e 81. Edhe skuadra tjetër nga Tetova Shkëndija, ka arritur fitore. Kuqezinjtë në Manastir me 2:1 kanë mundur Pobedën, ndërsa autor të golabe për djemtë e Jeton Beqirit I shënuan Zhunior dhe Besart Ibraimi. Derbi tjetër I cili u zhvillua në “Telekom Arena” ndërmjet Rabotnickit dhe Pelisterit, u takoi mysafirëve, të cilët triumfuan me rezultatin minimal 1:0, ndërsa golin e fitores e shënoi Lukas Kardoso në minutën e 87. Fitore arriti edhe kampioni aktual Vardari përballë Bregallnicës me 1:0, ndërsa pa fitues përfundoi ballafaqimi mes Makedonija Gj.P. dhe Sileksit (1:1).

shkenndija

Pas kësaj xhiro, Vardari ka rruajtur epërsinë përballë Shkëndijës me 7 pikë, ndërsa Pelisteri tani mban pozitën e tretë me 22 pikë, ndërsa Rabotnicki del në pozitën e katërt me 20 pikë. Renovsa pas fitores ndaj Shkupit tani renditet në pozitën e pestë me 19 pikë. (B.K.)

Rezultatet:

Bregallnica – Vardari       0:1

Pobeda – Shkëndija        1:2

Rabotnicki – Pelisteri      0:1

Mak.Gj.P. – Sileksi           1:1

Renova – Shkupi              1:0

 

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm