Tiranë, 13 mars – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë presin në qershor t’i fillojnë negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE, theksuan kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të sotëm në Tiranë.
Përveç anëtarësimit në NATO, dy kryeministrat presin Shkupi dhe Tirana në perspektivë të bëhen aleate edhe në BE. Theksuan se të dy vendet punojnë në plotësimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sistemin e jurisprudencës dhe administratës publike.
Zaev u falënderua që Shqipëria ishte mes vendeve të para të cilat e ratifikuan Protokollin për anëtarësim në BE.
“Kjo edhe njëherë dërgoi porosi miqësore serioze deri te populli ynë dhe për atë jemi falënderues. Presim deri në fund të vitit Maqedonia t’i bashkangjitet Aleancës dhe të bëhet anëtarja e 30-të. Paralelisht me këto pritje shpresat tona janë fokusuar edhe në qershor për hapjen e negociatave inkuadruese me BE-në. Qershori i vitit 2019 është datë e rëndësishme për perspektivat evropiane të të dy shteteve. Presim, nëse ne i dorëzojmë rezultatet e nevojshme, atëherë edhe BE-ja të ketë qasje pozitive ndaj të dy vendeve”, tha Zaev.
Kryeministri shqiptar Rama theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut për Shqipërinë nuk është vetëm vend fqinj, por edhe mik dhe partner strategjik i pazëvendësueshëm.
Theksoi se vizita e kryeministrit Zaev vjen në momentin e arritjes së rëndësishme historike siç është Marrëveshja e Prespës dhe hapja e rrugës për Maqedoninë e Veriut drejt NATO-s, për çka, përkujton Shqipëria tashmë e ratifikon Protokollin për inkuadrim në Aleancë.
Ai e vlerësoi si fantastik gjestin e miratimit të Ligjit për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, që sipas tij dukshëm i përmirëson bashkëjetesën në vend dhe marrëdhëniet Shkup-Tiranë. Theksoi se Qeveria shqiptare është përkushtuar dhe pakica maqedonase në Shqipëri i gëzon të gjitha të drejtat.
Kryeministri Zaev tha se Marrëveshja e Ohrit në mënyrë të drejtë-formale është plotësuar dhe mbetet fryma e marrëveshjes, përfaqësimi i barabartë dhe ndërtimi i shoqërisë së vërtetë për të gjithë.
Zaev dhe Rama në takimin e sotëm kanë vlerësuar se ende ka hapësirë për përparim të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në ekonomi dhe infrastrukturën e komunikacionit. Planifikohet edhe hapja e kontrollit të përbashkët kufitar të udhëtarëve dhe mallit në vendkalimin kufitar Qafëthanë.
Është parashikuar mbajtja e seancës së përbashkët të të dy qeverive kah fundi i verës pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.