Shkup, 20 prill -Dëshmitarët e propozuar nga Nikolla Gruevski dëshmojnë në rastin “Tanku”. Sigurimi dhe ish shoferi i tij treguan se si makinat me të cilat është vozitur kryeministri i atëhershëm lëre që nuk kanë plotësuar nivelin minimal të sigurisë që i takon një posti të tillë të lartë, por madje kanë patur probleme me ndezje. Lupço Cekovski, i cili nga 2015-ta deri në 2017-tën, kishte qenë sigurim i Gruevskit, tha se vetura me të cilën vozitej Nikolla Gruevski kur ka qenë kryeministër ka pasur shumë probleme.
Shpesh ka ndodhur që makina t’u mbesë në rrugë dhe kështu kryeministri nuk ka mundur as të mbarojë obligimet e tij ditore me kohë. Cekovski tha se në rast defekti kur dihej të pritet me muaj për pjesë rezervë të makinës, ata kanë huazuar makina nga MPB, por edhe ato nuk kanë qenë më të mira, dhe kanë funksionuar po ashtu me defekte.
Marijan Tushevski, ish-shoferi i Gruevskit tha se pas sagës me makinat e prishura, kishte kuptuar se ishte blerë një makinë e re e tipit Mercedes dhe zyrtari i parë i huaj, i cili ishte vozitur në të ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Tushevski madje kujtoi se makinën që e kishte shfrytëzuar Gruevski më parë, kishte qenë e lënë në garazh të Qeverisë dhe nuk e kishte përdorur as ish kryeministri Vllado Buçkovskit. Mbrojtja e Gruevskit ka propozuar gjithësej 11 dëshmitarë. /SHENJA/