Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble planifikon që dukshëm ta zvogëlojë kompensimin në të holla për fëmijë të emigrantëve nga vendet e Bashkimit Evropian me qëllim që ta zvogëlojë krimin gjatë shfrytëzimit të ndihmë sociale në Gjermani. Sipas propozimit të përmbajtur në dokumentin e Ministrisë së Financave, deri te i cili ka ardhur agjencia gjermane e lajmeve DPA, Shojble dëshiron që ta ndërrojë mundësinë juridike, me të cilën migrantët nga BE-ja, të cilat punojnë në Gjermani mund të kërkojnë ndihmë financiare çfarë marrin fëmijët e shtetasve gjermanë, kur fëmijët e tyre jetojnë në shtete tjera.
Pjesa më e madhe e migrantëve nga vendet-anëtare më të varfëra të BE-së nga shteti gjerman marrin ndihmë në para për fëmijët e tyre, e cila është disa herë më e madhe nga shtesa fëmijërore në këto vende. Sipas propozimit të ri, Gjermania do të vazhdojë të japë shtesa fëmijërore për migrantët e BE-së, por vetëm në kuadër të shpenzimeve mesatare për jetë në vendet ku jetojnë fëmijët. Rreth 16.400 fëmijë të migrantëve nga BE-ja në Gjermani marrin stesa fëmijërore sipas standardeve gjermane edhe pse jetojnë në shtetet amë. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Polonia, Kroacia dhe nga Bullgaria. Me këtë masë Gjermania do të kursente rreth 160 milionë euro në vit, ndërsa për masat Shojble, i cili vjen nga partia CDU e Merkelit, mbështetje ka edhe nga socialdemokratët.