Vuante nga bipolarizmi dhe kishte vendosur të kurohej, kështu që mjeku i dha ilaçin për sëmundjen e saj… por pasojat rezultuan shokuese. Khaliah Shaw, një 26-vjeçare amerikane, studente në Georgia College, në vitin 2014 nisi të merrte ‘Lamotrigina’, një ilaç që përdoret edhe për trajtimin e epilepsisë e njohur ndryshe si “Laictal” në SHBA. Por pak ditë më vonë, ajo e pësoi keq. Në trupin e Khaliah nisën të shfaqen flluska të dhimbshme, si të shkaktuara nga zjarri. Ajo u diagnostikua nga sindroma e Stevens-Johnson, një çrregullim i rrallë që prek lëkurën, e cila shkaktohet nga një reaksion i ilaçit, për shkak të dozës jo të saktë. Për pesë javë me radhë qëndroi në koma farmakologjike, ndërsa lëkura nisi t’i binte ashtu si dhe thonjtë. Fatkeqësisht lëkura e saj mbeti e dëmtuar dhe mjekët nuk kanë arritur ende të gjejnë një zgjidhje për problemin. Mesjavën e lënë pas 26-vjeçarja denoncoi kompaninë farmaceutike “GlaxoSmithKline”, që nxori në shitje ilaçin pa lajmëruar për rreziqet e mundshme. Vajza kërkon 3.45 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa thotë se askush nuk i kthen dot pamjen e saj.
Shpërfytyrohet nga ilaçet për depresioni, 26-vjeçarja padit kompaninë farmaceutike (FOTO)
Leave a comment