Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal në Velipojë. Katër persona janë asksuar nga shpërthimi i një bombole gazi në lokal. Ambienti më pas është përfshirë nga akët, çka ka sjellë asksimin e 4 personave të cilët janë dërguar në spital. Njëri prej tyre është pronari i lokalit, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të asksuarit e tjerë janë punonjës të këtij lokali. Mësohet se rreth 30 persona të tjerë që kanë qenë në lokal kanë pësuar lëndime e djegie dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekim. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrkëse, të cilat punojnë për shuarjen e akëve. Ndërkohë, janë evakuuar pushuesit dhe banorët që ndodhen në një kompleks pranë lokalit që shpërtheu në akë. Paraprakisht dyshohet se ka patur rrjedhje gazi, gjë që ka shkaktuar shpërthimin. Megjithatë do të pritet ekspertiza përfundimtare.