Shkup, 26 shkurt – Ka shpërthyer zjarr në një banesë në Çair. Ekipet e zjarrëfiksave tashmë e kanë lokalizuar atë. Dy ekipe kundër zjarreve kanë dalë në teren. Sipas informatave jo zyrtare- zjarri ka ndodhur në katin e fundit të ndërtesës.
Nuk ka informacione për të lënduar, edhe pse në vendin e ngjarjes është hetuar një veturë e ndihmës së shpejtë.