Athinë, 22 gusht – Pjesëtarë të rojës bregdetare greke dhe Fronteksit, sot në dy raste të veçanta në Detin e Egjeut, shpëtuan 107 emigrantë dhe refugjatë.
Në rastin e parë, tek ishulli Lesbos, janë shpëtuar 65 emigrantë të cilët janë transferuar në portin Skala.
Në ishullin Kos, Fronteksi ka vërejtur një gomone me emigrantë, ku janë shpëtuar 51 persona.