Manchester City ka hapur bisedimet me babanë e yllit të Barcelonas, Lamine Yamal, teksa po përgatiten të bëjnë një lëvizje të bujshme për talentin e ri.
Lamal ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe është një nga lojtarët më të vlerësuar në klub aktualisht.
16-vjeçari ka hyrë në ekipin e parë nën drejtimin e Xavi Hernandez dhe deri më tani ai ka tejkaluar pritshmëritë.
Duke punuar përkrah lojtarëve më të vjetër si Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong, Lamine Yamal ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje në La Liga. Ai ka qenë mbresëlënës edhe në Champions League, duke dhënë dy asiste në 10 ndeshje.
Tani, sipas El Nacional, Manchester City është i interesuar për Yamal, krahas klubeve si Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Chelsea dhe të tjerë.
Raporti ka zbuluar se Citizens janë veçanërisht të interesuar për shërbimet e tij, pasi tashmë kanë kontaktuar me babanë e tij.
Raporti gjithashtu pretendon se Manchester City mund të jetë i përgatitur të ofrojë më shumë se 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e Lamine Yamal.