Shkup, 26 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Nikolla Dimitrov emëron ambasadorë jashtë rregullave të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në kohë të gabuar, nëpërmjet politizimit të zgjidhjeve kadrovike. Sindikata e diplomatëve ashpër ka kritikuar drejtuesit e MPJ për procedurën e zgjedhjes dhe emërimin e ambasadorëve në Përfaqësitë Konsularo Diplomatike (PKD), raporton KOHA.
“Vetëm se një javë para formimit të Qeverisë teknike, është bërë zgjedhja e 19 ambasadorëve dhe 2 administratorëve. Edhe përkundër dyshimeve se emërimet në periudhë zgjedhore janë të ndikuara politikisht, Sindikata është e mendimit se procedura e tillë e emërimit është skajshmërisht joparimore. Duke pasur parasysh se vetëm para një viti, në një situatë të tillë, por në një konstulacion tjetër politik, ishte ndërprerë proceduara e emërimit të dhjetëra kandidatëve të zgjedhur për ambasadorë”, thonë nga Sindikata e diplomatëve, përcjell KOHA.
Gazeta KOHA, vetëm se ka publikuar informacione se në mesin e kandidatëve për ambasador ka edhe të tillë që janë me shtetësi të dyfishtë, që është në kundërshtim me Ligjin për punë të jashtme. Po ashtu, burime nga Sindikata e diplomatëve për KOHA kanë deklaruar se në mesin e listës së kandidatëve për ambasadorë ka edhe një hoxhë nga Dibra. Bëhet fjalë, për Xhemail Çupi nga Dibra, i propozuar si kandidatë për ambasador në Kinë. Ndërkohë që sot gjatë ditës gazeta KOHA publikoi edhe lajmin se MPJ ka gati edhe listën e kandidatëve për konsuj, ndërsa në mesin e tyre është edhe Petrit Musliu, kandidatë për konzull në Çikago. (koha.mk)