Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, do të tentojë që të arrijë marrëveshje për yllin e Atletiko Madridit, Antoine Griezman. Francezi ka qenë i lidhur me një kalim te Mançester J. gjatë verës, por lojtari nuk ndryshoi mjedis pasi FIFA i kishte dënuar spanjollët për vitin 2017 dhe zëvendësimi i tij ishte i pamundur. Prioritet i Grizmanit tani është largimi në verën e vitit 2018 dhe klauzola e kontratës së tij do të bije nga 200 milionë euro në 100 milionë euro.
Junajted pritet ta tentojë përsëri, por do të përballet me konkurrencën e fortë të Sitit, shkruan “Diario Gol”. Guardiola është një fans i madh i francezit Grizman dhe i ka dhënë klubit dritën e gjelbër që t’i bëjë ofertë sa fiton Sergjio Agueros. Gjërat mund të komplikohen nëse në luftë futet edhe Real Madrid, pasi Florentino ka kohë që e pëlqen shumë lojtarin. Të tria klubet janë të gatshme ta paguajnë klauzolën prej 100 milionë euro.