Një çift i ri në Stamboll të Turqisë i cili ndjek leksione të zhytjes, ka organizuar nën ujë “natën e kënasë”, banket që mbahet nga ana e nuses në prag të martesës, raporton Anadolu Agency (AA). Seyhan Acar dhe Erdiç Çoruhlu, nxënës në klub të zhytjes të cilët po përgatiten për ta kaluar jetën së bashku, kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe nga e zakonshmja për ta organizuar banketin. Seyhan Acar, së bashku me shoqet e saj, janë zhytur nën ujë në Beylikduzu të Stambollit, ku gjendet klubi, duke u argëtuar dhe kaluar çaste zbavitëse. Sipas traditës, ajo ka vendosur këna në duar, ndërsa të ftuarit kanë vallëzuar rreth nuses dhe kanë lozur me def. Ndërkaq, dhëndri i është bashkangjitur më pas ahengut. “Desha që natën e kënasë ta realizoj në vendin ku ndihem më e lumtur”, u shpreh Acar, e cila thotë se pjesa nën ujë është vendi ku kënaqet më së shumti.
Stamboll, nusja organizon “natën e kënasë” nën ujë (FOTO)
Leave a comment