Një grup studentësh të veterinarisë nga Zelanda e Re zgjodhën një mënyrë ndryshe për të mbledhur para për festimet e fundit të vitit shkollor. Ata vendosën që të bëjnë një kalendar nudo, por bashkë me ta në kalendar ishin edhe kafshët. Studentët deklaruan se realizimi i fotove ishte argëtues, i çuditshëm, por në të njëjtën kohë për një kauzë të mirë. 10 për qind të fitimeve nga shitja e kalendarëve, veterinerët e ardhshëm i dhanë për bamirësi.