Qeveria e Francës sot përmes Ambasadës në Maqedoni do ta dorëzojë dokumentin e kompletuar në të cilin përmbahet Studimi i fizibilitetit për ndërtimin e stacionit për pastrim për ujërat e zeza për Qytetin e Shkupit. Dokumenti i përmban opsionet më të mira të mundshme për zhvillimin e projektit nga lloji i tillë, nga aspekti teknologjik, ekologjik dhe financiar.
Prezantimin do ta bëjnë konsultuesit francezë nga grupacioni EZHIS, në prani të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shkup dhe donatorët potencialë financiar (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane Investuese, Banka Botërore) si dhe institucionet e përfshira të Maqedonisë Qyteti i Shkupit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Ekonomisë, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi…
Përpunimi i studimit për ndikimin ndaj mjedisit jetësor dhe analiza e parametrave çmim-dobi të ofertave të ofruara është pjesë e politikës bilaterale të Francës për bashkëpunimin me Maqedoninë dhe arrin 700.000 euro. Dokumentin do t’ia dorëzojë ambasadori i Francës Kriatian Timonie përfaqësuesve të Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.