Gerard Pique dhe Luis Suarez shkëmbyen disa fjalë banale mes tyre, pas disfatës së Barcelonës kundër Betis (3-4).
Kamerat kapën një moment tensioni midis dy futbollistëve blaugrana. Pavarësisht nga zhgënjimi, mbrojtësi katalanas e zgjidhi debatin me një tërheqje, teksa ai mund të agravonte më tej.
“Tani do të ankohesh për një pasim, mos më “f **k” mua, – tha uruguajani, siç u regjistrua nga kamerat e “Movistar +”. Më vonë, Pique bisedoi edhe me Arturo Vidal, për të nënvizuar se ai nuk dëgjoi ndonjë gjë nga kiliani, në një shans të Barcelonës, që ishte humbur për shkak të një keqkuptimi mes tyre.
“Mirë, mirë, nëse ju thoni “e imja”, është në rregull, por unë betohem me jetën time se nuk e kam dëgjuar”, – shpjegoi 31-vjeçari.ts