Skuadra e Milanit ka humbur mbrëmë derbin e madh italian ndaj Juventusit. Juventus ka mposhtur Milanin me rezultatin 0-2, falë golave të Mandzukic dhe Ronaldos, shkruan GazetaBlic., transmeton gazeta KOHA. Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci nuk u mirëprit fare në ‘San Siro’. Bonucci kaloi një sezon tek Milani, por në merkaton e verës ai vendosi të rikthehej tek ‘Zonja e Vjetër’, gjë kjo që nuk i pëlqeu fare tifozëve të Milanit.
‘Curva Sud’ ka fyer gjatë gjithë ndeshjes Bonuccin dhe ka shpalosur një baner kundër tij.
“Bonucci me keq se ti është vetëm Schettino (kapiten që la anijen të mbytet). I paftyrë”, shkruhej në baner.