Një sulm me armë dhe shpërthim në Moskë ka tronditur Rusinë ditën e sotme. Sipas mediave ruse, të shtënat masive kanë ndodhur në një sallë koncertesh dhe në një qendër tregtare që janë pranë njëra-tjetrës.
Shumë viktima dhe të plagosur ka si pasojë e ngjarjes së rëndë, teksa mediat kanë publikuar dhe pamjet e para nga vendngjarja (kujdes, pamje të rënda).
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, janë të paktën 40 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.
Forca të shumta policore kanë rrethuar vendngjarjen.
Sulmi është kryer nga 3-4 persona të armatosur rëndë dhe të veshur me veshje luftarake.
Shërbimi Rus i Sigurisë ka shkuar në skenën e krimit, teksa ngjarja për momentin po konsiderohet si sulm terrorist.
Massacre in a concert hall in Moscow. Terrorists (4 videoed) break in and shoot concert goers, then set fire to the concert hall.
Reports of 40 killed at least. Rumors of more than 100, possibly much more, yet unconfirmed. pic.twitter.com/PFUUSRPQxz
— .R (@oncewasr) March 22, 2024