Me fitimin e Superkupës së këtij sezoni në Riad, Carlo Ancelotti barazoi Zinedine Zidane me 11 tituj si trajner i bardhë. Të dy kanë vetëm Miguel Muñoz përpara, me 14 tituj. Megjithatë, trajneri italian e ka La Liga-n praktikisht në xhep, kështu që do të kalojë si dyti, si trajneri më i suksesshëm në stolin e “Bernabeut”.
Zidane i fitoi të gjitha dhe mbetet trajneri i vetëm në histori, që ka ngritur tri Liga të Kampionëve radhazi. Ancelotti nuk i bie shkurt, madje është krejt e kundërta. Me La Liga-n në zhvillim e sipër, italiani do të ketë 12 trofe të bardhë. Dhe nëse mund ta ngrejë sërish Champions League, ai do të ishte vetëm një trofe pas trajnerit më të suksesshëm në historinë e klubit mbretëror madrilen, Miguel Muñoz, me 13 tituj në total.
“Carletto”, gjithashtu do të barazonte Zidane me dy tituj të La Liga-s dhe, nëse do të fitonte Champions-it, do të bëhej me tre trofe të tillë kontinentalë në stolin e Real Madridit. Pra, aq sa francezi. Megjithatë, në bilancin e tij të përgjithshëm, do të ishte Champions-i i pestë: dy me Milanin (2002 dhe 2007), plus dy me të bardhët (2014 dhe 2022). Në fakt, italiani është tashmë trajneri i vetëm në botë me 4 Champions League të fitauara, krahasuar me 3 të Zidane, Guardiola dhe Pasley.
Carlo Ancelotti do të ishte, nga ana tjetër, trajneri i parë në historinë e klubit të bardhë që fiton “dopietë”, nëse arrin ta ngrejë edhe Champions League këtë sezon, pas atij të nënshkruar dy sezone më parë, me La Liga-n dhe finalen e Parisit kundër Liverpool-it. I pari që e arriti këtë ishte José Villalonga në 1956-1957, një vit më vonë Luis Carniglia. Zidane e arriti tashmë me formatin Champions më 2017 dhe “Carlelto” i fundit më 2022.
Gati për ta parakaluar Zidane, trajneri italian tani ka Miguel Muñoz si “target” të tij, sa iu takon tofeve të fituar me “Los Blancos”. Dhjetorin e kaluar, Ancelotti e rinovoi kontratën me Perez deri në vitin 2026, ndaj edhe sfida për sezonin e ardhshëm është shumë e veçantë për të, duke qenë se do të ketë si objektiv… rekordin e Miguel Muñoz. Italiani do të ketë shansin të barazohet me ish-trajnerin spanjoll ose të bëhet, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madridit.