Elita Rudi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej disa javësh për shkak të lajmeve se ajo është shtatzënë. Gjithashtu u përfol se moderatorja bukuroshe dhe reperi Gjiko do i jepnin fund beqarisë me një dasmë, por ajo u anullua dhe çifti vendosën ta bëjnë në një moment më të përshtatshëm.
Teksa të dy kanë vendosur të heshtin lidhur me shtatzëninë, fotot e Elitës me barkun e rrumbullakosur e vërtetojnë se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ka qenë kolegia e Elitës që ka publikuar një video ku në pak sekonda duket edhe moderatorja. Fustani i zi i ngushtë i tregon qartë Elitës barkun e rrumbullakosur.