Pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, ku koalicioni VLEN fitoi mandatin e 14-të, gjatë festave partiake, sipas MPB-së janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri.
Njoftimi i MPB-së për këtë incident paszgjedhor erdhi të premten në orët e mbrëmjes, duke mos dhënë detaje se kush ka shtënë dhe nëse janë konfiskuar armë.
Incidente të këtilla ka patur edhe në ciklet paraprake zgjedhore, kurse në vitin 2021, pas zgjedhjeve lokale, u shënuan edhe në Çair.
Një nga kryerësit ishte zbuluar dhe dënuar duke pranuar fajin.