Karlos Tevez mund të bëhet futbollisti më i paguar në historinë e futbollit. Për sulmuesin argjentinas mendohet se një ekip kinez ka ofruar plot 40 mln euro në sezon, për t’a bindur që të transferohet në Azi. Lajmin e bën publik një media braziliane, e cila gjithashtu pohon se sulmuesi i Boka Zhuniors ende nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen. Emri i skuadrës kineze nuk bëhet i ditur, megjithatë mendohet se është një ekip që lufton për titullin kampion në vendin aziatik.