Thiago Alcantara e ka vendosur një rekord në Premierligë qysh në ndeshjen e tij debutuese për Liverpoolin, pasi bëri më shumë pasime se çdo futbollist i Chelseat, pavarësisht se luajti vetëm 45 minuta. Alcantara iu bashkua Liverpoolit nga Bayern Munich të premten për rreth 22 milionë euro, por u përfshi në skuadrën e Jurgen Kloppit për ndeshjen e së dielës në Stamford Bridge.
Ai e nisi takimin në stol, por u fut në lojë nga fillimi i pjesës së dytë, pasi kapiteni Jordan Henderson u detyrua ta lërë fushën shkaku i një problemi me kofshën. Mesfushori spanjoll tregoi menjëherë përse të gjithë në Anfield ishin të ngazëllyer me ardhjen e tij. Nuk iu desh shumë kohë Thiagos për ta shtruar ndikimin në lojë në zemrën e mesfushës së Liverpoolit.
Ai i bëri 75 pasime të sakta, më shumë se çdo futbollist i Chelseat, përfshirë më shumë se ata që luajtën 90 minuta të plotë. Ky është rekord, pasi asnjë lojtar nuk i ka regjistruar më shumë pasime se kaq brenda 45 minutave, që prej se Opta nisi t’i regjistrojë statistikat e pasimeve në fillim të sezonit 2003/04.