Tifozët e ekipit gjerman Hannover ka shkaktuar një incident për shkak të të cilit është ndërprerë ndeshja miqësore me ekipin anglez Burnely. Vendësit po udhëhiqnin 1-0 pas përfundimit të pjesës së parë të lojës, përderisa tifozët filluan të shkaktojnë probleme.
Ata u vërsulën drejt tribunës ku ishin vendosur tifozët mirëpritës, duke gjuajtur me ulëse në drejtim të tyre, dhe duke goditur këdo që u dilte përpara, duke përfshirë këtu edhe policinë. Për të dyja ekipet kjo ishte ndeshja e fundit provuese para fillimit të sezonit të ri.