Tifozët e Crystal Palace, ia kanë huqur totalisht pasi kanë njollosur autobusin e tyre duke menduar se janë duke e njollosur atë të Middlesbrough. Crystal Palace ka mposhtur Midlesbrough me rezultat 1 me 0 në takimin e xhiros së 28 të Premier Ligës. Tifozët e skuadrës vendase njihen për vandalizëm e tyre por kësaj radhe kanë dështuar. Ata kanë njollosur autobusin e skuadrës së tyre në vend të atij të Midlesbrough, me mbishkrim ‘CRYSTAL PALACE FC’. Ky akt i tifozëve të Palace i ka kushtuar klubit me 40 mijë funta sipas deklaratës të lëshuar nga klubi londinez. Rasti është paraqitur edhe në Polici nga Crystal Palace. Palace dhe Boro deri në fund të kampionatin anglez do të luftojnë për mbijetesën pasi renditen në pjesën e poshtme të tabelës.