Shkup, 21 shtator – Ambasadori francez në Maqedoni Kristijan Timonie, sot porositi se Maqedonia mund të dërgojë lajme të mira, sepse posedon kapacitet për pajtim dhe kompromis, si dhe është e aftë t’i tejkalojë të gjitha mitet dhe dhimbjet nga e kaluara.
“Mendoj se maqedonasit tani e kanë shansin e vërtetë, veçanërisht gjatë javës së ardhshme, dhe se janë të aftë të bëjnë viktima të caktuara. Flas me maqedonasit dhe e di e gjithë kjo aspak nuk është e thjeshtë, por duhet të gjithë të mendojnë edhe për brezat e ardhshëm. Ndoshta drejtpërdrejt, por do t’u them. Zgjedhja është Maqedonia e Veriut apo Koreja e Veriut. Zgjedhja”. Duhet të dini çfarë do të zgjidhni”, tha Timonie në panel-diskutimin “Reforma, referendum dhe integrime-euroatlantike të Maqedonisë” në MPJ.
Theksoi se duhet të vazhdohet me reformat.
“Në Sekretariatin për Çështje Evropiane kemi vërejtur se kjo kërkon punë të përditshme dhe dimë të themi maqedonasit janë shumë të aftë në përgatitjen e teksteve, por shumë më rëndë i zbatojnë praktikisht, por ky është rast me të gjithë dhe duhet të vazhdohet”, porositi ambasadori francez Timonie.
Si pjesëmarrës në panel-diskutimin ishin paralajmëruar edhe përfaqësuesja e Senatit Francez, senatori nga Ivelini dhe kryetar i grupit për miqësi Francë-Ballkani Perëndimor, Marta De Sidrak dhe senatori nga Val de Uaz, por ata nuk morën pjesë për shkak të obligimeve në Francë.