Duket se skuadra spanjolle e Atletico Madridit ka gjetur një tifoz të ri tek aktori amerikan, Tom Cruise. Aktori gjendet në Spanjë për të promovuar filmin e tij më të ri, “The Mummy”, ku gjeti pak kohë të vizitojë stadiumin e ri të Atletico Madridit, transmeton Periskopi. Cruise pozoi me një fanelë të Atletikos të bërë vetëm për të, së bashku me mesfushorin Saul Niguez dhe presidentin e klubit, Enrique Cerezo.