Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Gjermanisë sot në Ankara deklaroi se Turqia duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me progresin në tentativën që t’i bashkohet BE-së, njoftojnë mediat gjermane, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
Sipas Frank-Valter-Shtajnmaer, i cili nga viti i ardhshëm do të jetë presidenti i Gjermanisë, Berlini akoma është “seriozisht i shqetësuar” për ngjarjet në Turqi pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet në të cilin janë arrestuar 35 mijë njerëz, mes tyre edhe deputetë.
Megjithatë, edhe krahas shqetësimit të Gjermanisë, Shtajnmaer nuk i mbështet idetë për ndërprerje të bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE, proces i cili ka filluar para më shumë se 55 vjetëve.
“Pyetja nëse Turqia lëviz më afër apo më larg BE-së nuk duhet të përgjgijet nga BE-ja ose kryeqytetet e tjera evropiane, por duhet të përgjigjet në Turqi. Unë personalisht jam për marrëdhënie më të mira mes Turqisë dhe BE-së”, ka deklaruar Shtajnmaer pas bisedimeve me kolegun e tij turk Mevlud Çavushoglu, për të cilin thotë se nuk kanë qenë të lehta dhe në të cilat ka pasur “pikëvështrime divergjente” në lidhje me grusht shtetin në vend.
Shtajnmaer, nikoqirëve turq i rekoandoi që kritikat nga Berlini të mos i përjetojnë si “leksione dhe mosrespektim për sovranitetin e tyre”, për shkak se sipas tij ato janë me interes afatgjatë për të dy palët.