Senatorja demokratike dhe anëtare e Këshillit për drejtësi, Dajen Fajnshtajn pohon se presidenti amerikan Donald Tramp së shpejti do të japë dorëheqje, transmeton Indipendent.
Ajo në protestë në Los-Anxhelos ka sugjeruar se Trampi do të japë dorëheqje para se të detyrohet të largohet nga pushteti. Njëkohësisht shtoi se di më shumë sesa që mund të thotë për momentin.
“E dimë se çdo ditë po i shkel ligjet. Ai dukshëm ka marrëveshje me Rusinë. Ka shumë gjëra të cilat ai i bën, ndërsa që janë jokushtetuese. Si do ta mposhtim?”, pyeti ajo, duke përsëritur se një numër i madh i njerëzve i hulumtojnë këto raste. “Mendoj se ai vetë do të largohet”, tha Fajnshtajn. Presidenti i vetëm amerikan i cili ka dhënë dorëheqje është Riçard Nikson për shkak të skandalit “Uotergejt”.