Nga fillimi i muajit qershor në Serbi janë regjistruar 41 raste të personave të sëmurë nga Ethet e Nilit Perëndimor, nga të cilët tre e kanë humbur jetën, kumtoi sot drejtoresha e Institutit serb për shëndet publike “Dr. Milan Jovanoviq – Batut”, Verica Jovanoviq.
Megjithatë, sipas saj, nuk ka arsye për panik kur janë në pyetje Ethet e Nilit Perëndimor, sepse Instituti dhe institucionet shëndetësore veprojnë së bashku në përballjen me sëmundjen.
Jovanoviq theksoi se tre viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor ishin persona më të rritur, të cilët kanë pasur imunitet të zvogëluar.
Ajo u rekomandoi qytetarëve të ndërmarrin edhe masa personale parandaluese, si mbajtje të rrobave me mëngë të gjata dhe të shmangin shëtitje gjatë agimit dhe pas agimit, kur ka më së shumti mushkonja.
Virusi i Etheve të Nilit Perëndimor bartet tek njerëzit vetëm përmes pickimit nga mushkonjat infektuese. Virusin nga Afrika në tokën evropiane e sjellin shpezët shtegtarë, nga të cilët infektohen mushkonjat dhe pastaj e përhapin infektimin.