Uashington, 4 nëntor – Autoritetet e Jordanisë kanë bërë të ditur se tre ushtarë amerikanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vrarë sot në hyrje të kampit për trajnim Mbreti Feisal gjatë këmbimit të të shtënave. Të shtënat kanë ndodhur në pjesën jugore të Jordanisë, kur automjeti me amerikanët nuk i ka respektuar urdhërat e rojeve jordaneze për tu ndalur, ka thënë ushtria. Një tjetër trajner amerikan dhe një ushtar jordanez, janë plagosur. Jordania është aleati kryesor rajonal amerikan dhe është anëtare e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në vendet fqinje Siri dhe Irak.
Artikuj të ngjajshëm
