Fragmente lajmesh për të mos thënë mungesë lajmesh, fjalë të thëna nën zë, për të mos thënë të censuruara. 29 Dhjetori shënon përvjetorin e trishtë të aksidentit mbi ski të Michael Schumacher që tre vjet më parë mbeti viktimë e një fatkeqësie në borën e Meribel në Alpet Franceze, për të mos e marrë më veten.
Aksidenti, shtrimi në spital, frika, kalimi në koma, pastaj rikthimi në shtëpinë e tij në Vilën e Gland në Zvicër, periudha e gjatë e qëndrimit dhe një rikuperim i vështirë në kufijtë e së pamundurës. Përreth ish-pilotit të Ferrarit, 7 herë kampion Bote në Formula Një, ka rënë një mur heshtjeje dhe privatësie absolute të cilin familja e tij, bashkëshortja Korina dhe menaxherja Sabine Kehn e kanë mbrojtur gjithmonë me forcë.
“Michael nuk mund te ecë dhe nuk ia del madje as të ngrihet në këmbë me ndihmën e specialistëve që e ndjekin”. Janë këto lajmet e fundit në lidhje me ish-pilotin e famshëm, të përcjella në Shtatorin e kaluar nga Felix Dahm, avokatë i Schumacher që ju përgjigj spekullimit të radhës në lidhje me të sipas të cilave 47 vjecari kishte rinisur të ecte. Schumi vazhdon të luftojë, teksa kurohet në vilën e tij në liqenin e Gjenevës, ku vazhdon rikuperimin e gjatë dhe delikat i ndihmuar nga një staf mjekësh, infermierësh dhe terapistësh, të cilët ruajnë fshehtësinë maksimale në lidhje me shëndetin e ish pilotit.
Së fundmi, menaxherët e Schumacher kanë hapur edhe një llogari të re në Twitter, Michael Schumacher, që në pak orë arriti 5 mijë ndjekës me hashtagun #keepfightin, (vazhdo të luftosh) që synon të mbledhë njerëzit që frymëzohen nga karakteri i Michael Schumacher për ta inkurajuar që të mos dorëzohet. Objektivi vec të tjerash është ai për të shpërndare energjinë pozitive që mbështetësit e pilotit i kanë shprehur atij dhe familjes Schumacher. Në 3 janar, Schumacher do të mbushë 48 vjec, padyshim i rrethuar nga kjo energji pozitive.