E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Tri dekada nga dënimi me vdekje, Zekiri u pushkatua i fundit

Shkup, 16 nëntor – Male Zekiri u dënua me vdekje – pushkatim, për shkak të përdhunimit dhe vrasjes së vajzës së tij. Pa dyshim akt barbar, për të cilën dënimi ishte maksimalisht i arsyeshëm, raporton gazeta KOHA. Por sa gjatë këtyre tridhjetë viteve ka përparuar shoqëria jonë, në pikëpamje të perceptimit të aktive monstruoze të cilat edhe sot e kësaj dite habisin opinionin. Zekiri ka përdhunuar, gufatur dhe ka kallur vajzën e tij 15 vjeçare. Opinioni i tmerruar, dënimi i ekzekutuar. Sipas arsyetimit në shqiptimin e dënimit, Zekiri në natën mes 22 dhe 23 korrikut të vitit 1986, në mënyrë mizore ka mbytur vajzën e tij Belgije (15) nga fshati Zajas i Kërçovës. Ajo ka qenë mysafir tek tezja e saj në fshatin Vida e Poshtme, ku ka dashur të punësohet. Pasi nuk i ka patur dokumentet me vete, së bashku me Zekirin janë kthyer në fshatin Zajas për t’i marrë. Rreth orës 21 kanë arritur në stacionin hekurudhor Padovishtë, ku me propozim të të atit, kanë zbritur nga treni dhe janë nisur përmes malit Bukoviq që më shpejtë të arrijnë në fshat. Por kur kanë arritur në vendin Kreçishtë, Zekiri ka kërcënuar vajzën e tij se do ta përdhunojë dhe do ta vrasë. Belgija është frikësuar dhe ka filluar të ikë, por me shpejtësi babai i saj e ka kapur dhe përdhunuar. Për ta mbuluar veprën, vrasësi Zekiri nga xhepi ka nxjerr një litar të najlonit, ka bërë një lak dhe ia ka vënë vajzës rreth qafës. Edhe krahas kundërshtimit dhe lutjes së saj me fjalët “Mos baba, mos”, ai ka shtrënguar lakun derisa e ka mbytur. Menjëherë pas asaj, me qëllim që ta mbulojë veprën, ai ka zhveshur vajzën dhe i ka vendosur rrobat mbi trupin e saj të vdekur dhe i ka vënë flakën, me shpresë se edhe trupi do të digjet. Trupin e vajzës pas disa ditëve e ka gjetur një bari dhe e ka paraqitur në polici. Në Maqedoni, dënimi me vdekje është hequr në vitin 1991, si pjesë e përparimit të shoqërisë sonë, në pikëpamje të të drejtave të njeriut dhe hapit të përgjithshëm civilizues që pritej nga Maqedonia pas pavarësimit. Dënimi më i lartë prej vitit 1991 është dënimi me burg të përjetshëm. Në ndërkohë kanë ndodhur edhe vepra të tjera monstruoze, por edhe vepra të cilat kanë rrezikuar tërë popullatën e Maqedonisë, si dhe integritetin dhe sovranitetin e saj territorial. Veprat e këtilla janë për dënim më të lartë, në çfarëdo rasti, ai i cili do të kanosë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, padyshim se meriton të përgjigjet me jetë, por, të kthyerit e dënimit me vdekje nuk bëhet fjalë. Situata e këtillë vjen prej aty se vendi ynë është shtet kandidat për anëtarësim në BE, ku lloji i këtillë i dënimit shihet me mospërfillje. Dënimi me vdekje çdoherë është përcjellë me numër të madh të debateve dhe qëndrimeve kundërshtuese. Një është e sigurt, dënimi me vdekje, gjegjësisht frika nga ekzistimi i tij, ka efekt preventiv ndaj aktorëve potencial të veprave mizore.

 

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm