Drejtori sportiv i klubit nga Firence, Pantaleo Corvino, i ka vënë syrin të birit të Diego Simeones, derisa po mendon shitjen e Kalinic, shkruan Quotidiano Sportivo. Futbollisti 21 vjeç ka shënuar 12 gola në 35 ndeshje me Genoan këtë sezon. Ai u transferuar nga River Plate te skuadra nga Serie A për 5 milionë euro, kurse tani vlera e tij është dyfishuar. Përpos Fiorentinas, edhe Lazio e Inter janë të interesuar për argjentinasin.