Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, do të presë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, në një takim i cili sipas Washingtonit zyrtar do të mbahet më 3 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
“Trump pret me padurim të takojë Sisin”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Liderët shtetërorë do të shfrytëzojnë vizitën e parë të Sisit në SHBA për të “mbindërtuar vrullin pozitiv që kanë arritur marrëdhëniet SHBA-Egjipt”, tha zëdhënësi Sean Spicer. Ndër çështjet që do të diskutohet është fushata për të mposhtur DEASH-in, si përpjekjet për arritjen e një paqeje dhe stabiliteti rajonal, shtoi ai.