Një ish pjesëmarrëse e shfaqjes televizive “Apprentice” jo vetëm që akuzon presidentin e zgjedhur Donald Trump për dhunë seksuale, por edhe ka ngritur një padi për shpifje kundër tij. Summer Zervos, pretendon se Trump ka abuzuar me të në vitin 2007 dhe tha se ai gënjeu kombin amerikan për sjelljen e tij, shkruan BBC. Padia e zonjushës Zervos u bë e ditur në një konferencë shtypi, ku ajo pohoi se Trump është një “gënjeshtar” që e ka “poshtëruar dhe denigruar” . Lajmi erdhi vetëm dy ditë para se zoti Trump të betohet si president.