Caviar, maska luksoze ruso-italiane, e ka vlerësuar më pak Donald Trumpin sesa Vladimir Putinin, megjithatë, jo shumë larg tij. iPhone 7 i mbështjellë në ar me fytyrën e Donald Trump kushton më pak sesa ajo me fytyrën e Vladimir Putin, megjithatë marka e ka vendosur edhe Trump në mesin e “burrave të mëdhenj”, ku bëjnë pjesë edhe Vladmir Putin e Ilham Aliev. Marka nuk ka harruar të vendosë në ‘Tagline’ edhe ‘Bëni Amerikën të madhe përsëri”. iPhone me fytyrën e Trump kushton 197,000 rubla ose së SHBA 3.040 dollarë, ndërsa ajo me fytyrën e Vladimir Putin kushton 247.000 rubla ose 3766 dollarë. iPhone më i shtrenjtë është ai me fytyrën e Aliev – presidenti i Azerbejxhanit, i cili kushton 253.000 rubla ose së SHBA 3857 dollarë.