Është zbuluar një proteinë që është në gjendje për të kufizuar rritjen e tumorit në gji dhe për të reduktuar aftësinë e përhapjes së metastazave. Bëhet fjalë për p140Cap dhe është individualizuar nga departamenti i Bioteknologjisë molekulare dhe shkencore të shëndetit në Universitetin e Torinos, që ka publikuar një studim për këtë çështje në revistën “Nature”. Kërkimi identifikon mekanizmin, me të cilin proteina pengon progresin e sëmundjes. Kanceri i gjirit prek një në shtatë femra dhe vetëm në Itali, sot janë rreth gjysmë miliono paciente.
PROTEINA “E KEQE”. Një nga nëntipet e kancerit të gjirit, në rreth 20% të rasteve, karakterizohet nga sasi të tepërt të proteinave ERBB2 të shkaktuara nga rritja e numrit të kopjeve të gjenit që kodifikohen në kromozomin 17. ERBB2 shkaktojnë kancer, sepse ajo rrit përhapjen e qelizave në mënyrë të pakontrolluar, mbështet mbijetesën e qelizave tumorale dhe nxit aftësinë e tyre për shfaqjen e tumorit paraprak, duke i dhënë mundësi përhapjes së metastazave në organet e tjera.
PROTEINA “TË MIRA”. Studimi ka identifikuar dhe karakterizuar një mekanizëm mbrojtës nga efektet e dëmshme të onkogjenit ERBB2. Ky efekt mbrojtës i jep pacientëve një mbijetesë më të gjatë dhe një rrezik më të ulët të përhapjes së metastazave dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të pranisë së proteinave p140Cap. Rezultatet tregojnë se kjo proteinë ka ndikuar në rreth 50% të pacientëve, duke identifikuar një të dhënë të re parashikuese për këtë sëmundje.
DREJT TERAPIVE TË DUHURA. Studiuesit italianë kanë identifikuar edhe disa nga mekanizmat përmes të cilave p140Cap është në gjendje për të kufizuar rritjen e tumorit ERBB2 dhe ulur aftësinë për përhapjen e metastazave. Këto të dhëna shërbejnë si bazë për zhvillimin e terapive të reja për pacientët, të cilët nuk rezistojnë përballë proteinës p140Cap dhe janë subjekt për tumoret më agresive.