Nëntë persona, mes të cilëve shtatë qytetarë rus, janë dërguar para gjykatës në Turqi për shkak të akuzës për lidhje me Shtetin Islamik dhe përgatitjes së sulmeve terroriste në territorin e Turqisë, njoftoi TASS. Të dyshuarit kanë planifikuar të kryejnë sulme në qershor të vitit 2016, por janë kapur nga ana e shërbimeve speciale turke. Sipas akuzës, sulmet duhej të kryhen me ndihmën e modeleve të aeroplanëve, me çka mund të transportohen deri 50 kilogramë mjete shpërthyes. Materialet shpërthyese janë transportuar në Stamboll nga qarku Shanlurfa në kufirin me Sirinë. Tani për tani nuk ka komentim zyrtar nga ambasada ruse në Ankara.