Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe partnerët e tij të koalicionit në qeveri, arritën marrëveshje që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, e cila skadon në korrik, transmeton mediumi proqeveritar “Sabah”.
Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur pas grusht shtetit të pasuksesshëm në vitin 2016 dhe është vazhduar në çdo tre muaj.
Erdogani paraprakisht këtë muaj deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet nëse fiton në zgjedhje, të cilat janë mbajtur javën e kaluar dhe në të cilat Erdogani sërish e fitoi mandatin, ndërsa partia e tij e Drejtësisë dhe Zhvilimit me partnerët fitoi shumicë në Parlament.
Turqia pas grusht shtetit të pasukseshëm e akuzoi imamin Fetulah Gjylen, i cili gjendet në ekzil në SHBA dhe i mohon akuzat për orkestrimin e grushtshtetit.
Turqia deri tani arrestoi 160.000 persona dhe pushoi nga puna po aq nëpunës shtetërorë pas grusht shtetit të pasuksesshëm, tregojnë të dhënat e KB-së.